Një grup studentësh të programit profesional “Teknik në operacione biznesi, marketing dhe shitje” të Universitetit Marin Barleti, ditën e sotme patën mundësi të zhvillonin një vizitë në ambientet e AGNA Group.
Qëllimi i vizitës ishte për të ndërthurur njohuritë teorike me operacionet konkrete dhe praktike që zhvillohen pranë kompanisë AGNA. Gjatë vizitës studentët patën mundësi të njiheshin me historikun e zhvillimit të grupit AGNA si dhe vizionin e saj. Ata njohën nga afër praktika suksesi të departamentit të marketingtut, departamentit të shitjes dhe rëndësisë që i kushton AGNA punonjësit si një nga promotorët kryesorë të kompanisë. Një pikë e rëndësishme ishte edhe njohja me AGNA Leadership Academy.