Programet e Studimeve me Karakter Profesional, kanë si qëllim:
- të pajisin studentët me një formim profesional bazë të përqendruar në njohuritë dhe kompetencat kyçe të domosdoshme për t’i përdorur në karrierën profesionale;
- t’ju mundësojnë studenteve përvetësimin e njohurive dhe aftësive praktike duke i bërë të aftë për tregun e punës;
- të nxisin aftësitë aplikative të studentëve dhe shpirtin e sipërmarrjes dhe të inciativës së lirë.
Studentët, në përfundim të programit, përfitojnë cilësi për profesionale:
- Njohuri gjithëpërfshirëse të specializuara faktike dhe teorike brenda një fushe pune apo studimi deri në një nivel të caktuar, I lidhur me nevojat e sotme të punësimit në këtë nivel në këtë fushë, si brenda, shatu dhe jashtë vendit
- Një sërë aftësish njohëse dhe praktike gjithëpërfshirëse që nevojiten për të zgjidhur në mënyrë krijuese dhe në vazhdimësi, problemet që lindin në veprimtarinë profesionale në secilën prej fushave të formimit
- Kompetenca të spikatura në menaxhim dhe mbikëqyrje në kuadrin e veprimtarive të punës ose studimit, në situata të ndryshueshme; shqyrtim dhe përmirësim i performancës vetjake dhe të të tjerëve, pasuruar me elementë organizimi dhe drejtimi ne njesi te vogla operative.
Ofron mundësi karriere në:
- Biznese të ndryshme
- Institucione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit