Përse nevojitet programi Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetësore
Studentët e programit profesional “Operator dhe Këshillues në përkujdesje shëndetësore të UniBa si dhe maturantët e shkollave të ndryshme patën mundesinë të njohin nga afër programin e studimit, çfarë ofron, qëllimin e këtij programi studimi, aftësitë e krijuara pas përfundimit të studimeve dhe mundësitë e shumta të punësimit që ky profesion ju ofron.
Programi i studimit me karakter profesional Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetësore synon të ofrojë kualifikim për teknikë të lartë në fushën e përkujdesjes shëndetësore.
Qëllimi i programit është pajisja e studentit me një gamë të plotë aftësish njohëse dhe praktike, që nevojiten për të gjetur zgjidhje krijuese mbi probleme të fushës së përkujdesjes shëndetësore dhe më specifikisht në kujdesin për fëmijët, moshën e tretë dhe të rehabilituarit.