Rreth Barleti Profesional

Barleti Profesional është një nismë që kërkon të sjellë edhe më pranë atyre që duan të rihyjnë në tregun e punës dhe maturantëve një kombinim efektiv të përvojës akademike me atë praktike që ndodh si në mjediset universitare dhe në tregun e punës.

Barleti Profesional ka për qëllim të zhvillojë programe formuese dhe trajnuese si dhe të realizojë shërbime arsimore, sociale dhe kulturore në një perspektivë të gjerë evropiane dhe ndërkombëtare. Në kuadrin e të mësuarit gjatë gjithë jetës, ai ka për qëllim të ofrojë programe studimi afatshkurtra për kualifikime e specializime, si dhe për përditësimin e dijeve të fituara

Është pritshmëri themelore e këtij programi studimi që studentët të punësohen ndërkohë që ndjekin studimet dhe ta projektojnë të ardhmen e tyre profesionale në përputhje me tregun e punës ku ata duan të integrohen.

VIZIONI
Sipërmarrje- Kreativitet -Invoacion
Universiteti “Marin Barleti“ paraqet një prej ofertave më serioze në fushën e arsimit të lartë në Shqipëri si me përvojën 10 vjeçare akademike dhe kërkimore në përputhje me standardet më të mira botërore ashtu edhe me sjelljen e përvojës universitare më pranë praktikës dhe realitetit të punësimit. UMB kombinon sfidën akademike me tranjimin dhe aftësitë që do t“i pajisin studentët për punësim me dije dhe kulturë të re dhe krijuese të nxënies, që plotëson lidhjen mes kërkimit, sipërmarrjes dhe inovacionit. Për të realizuar këte vizion është e nevojshme të mbeshtetemi mbi keto shtylla:

  • Institucion Inovativ dhe Lider;
  • Aplikativ dhe Praktik;
  • Orientuar nga Tregu Punes;
  • Vendosim Studentin ne Qender;
  • Nderveprues dhe Komunitar;
  • Rajonal dhe Nderkombetar;

MISIONI
Shoqëri –Shkollë- Biznes
Barleti Profesional sjell një ofertë të përshtatshme dhe të hapur të arsimit universitar me modele praktike të mësimdhënies dhe mësimnxënies që e orientojnë studentin/en më së miri në tregun e punës në Shqipëri e në Evropë por edhe e pajis atë me dhuntitë për të mbijetuar efektivisht në këtë treg pune që është sa i ndryshueshëm aq edhe kreativ në zhvillimin e vet.

Bashkëpunimi me bizneset prodhuese në Shqipëri dhe angazhimi i tyre në programin e Barletit Profesional, ndërthurja e ofertës akademike me atë praktike, angazhimi i studentëve përtej orës së mësimit pritet që ta vendosin Barletin Profesional në qendër të trinomit Shoqëri – Shkollë – Biznes duke mundësuar bashkëpunim të këtyre tri komponentëve si në modelin e Tripple Helix.