Hyrja dhe Regjistrimi

 

Programet profesionale janë të hapura për të gjithë. Politikat dhe procedurat nga hyrja në dalje dhe orientimin drejt tregut të punës, garantojnë barazinë dhe të drejta të njëjta për të gjithë kandidatët për studentë dhe studentët e programit të studimit.
Procesi i aplikimit është i elektronizuar dhe kryhet nëpërmjet faqes on-line U-Albania gjatë periudhës 31 korrik-5 gusht 2019,raundin e parë , raundin e dytë, 19 shtator-21 shtator, raundi i tretë ,12-14 tetor duke përzgjedhur kështu Universitetin “Marin Barleti”.
Lexo më shumë

PRANIMI

  • Kushdo me diplomë të maturës shtetërore dhe pjekurie mbi 18 vjeç
  • Kushdo me diplomë të shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të ekuivalentuar nga MASR
  • Të punësuarit që duan të rihyjnë për t’u kualifikuar ose certifikuar rishtazi për tregun e punës
  • Migrantët e kthyer që konvertojnë përvojën e punës së çertifikuar jashtë vendit
  • Gratë dhe vajzat që kthehen në tregun e punës, pas shkëputjes së gjatë

Lexo më shumë

REGJISTRIMI

Të gjithë aplikantët që aplikojnë për programet profesionale te Universiteti  “Marin Barleti” regjistrohen te ne.  Risia që sjellim është kursi pararendës “Barleti Profesional dhe Unë” në të cilin jepet informacion i hollësishëm për:

  • Orientimin akademik dhe në karrierë pas studimeve
  • Rregjistrimin në universitet dhe përzgjedhjen e kurseve
  • Zhvillimin e planit mësimor dhe të praktikës
  • Ndjekjen e kurseve dhe arritjes së rezultateve të pëlqyeshme
  • Ndjekjen e kurseve me formate elektronike dhe të përziera
  • Pagesat dhe mundësitë për kreditim të studimeve nëpërmjet punësimit

Lexo më shumë

DIPLOMIMI

Pas përfundimit të programit të studimit me karakter profesional,lëshohet diploma profesionale, referuar nivelit të 5të Kornizës Shqiptare të kualifikimeve.
Lexo më shumë