Struktura organizative

Programet me karakter profesional, janë të integruara si programe studimi, pjese e fakulteteve dhe departamenteve përkatëse të UMB.

Për vitin akademik 2019-2020, këto programe do të menaxhohen nga Departamenti I shkencave të Edukimit dhe tranjimit professional

foto departament
tmp_912
1KONTEKSTI
Departamenti Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional (DSHETP) ofron dhe koordinon programe e kërkime në fushat e edukimit; zbaton e monitoron programe dyvjeçare, profesionale në bashkëpunim të ngushtë me departamentet përkatëse të Universitetit, të cilat mbulojnë procesin e tyre, akademik. Ai menaxhon studime Master,në fushën e mësimdhënies dhe të nxënit, të drejtimit të arsimit, por dhe kualifikime të vijueshme për mësues, drejtues të edukimit, për tematika që lidhen me nevojat e arsimit parauniversitar. Në të njëjtën kohë, Departamenti ndërvepron me departamentet e tjerë për zbatimin efektiv të programeve lëndore që lidhen me kurrikulën, edukimin në tërësi, por dhe bashkëpunon ngushtë me institutet ndëruniversitare, si: Instituti i Edukimit “Barleti” (IEB); Instituti Shqiptar i Çështjeve Publike (ISHÇP); Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit “Barleti” (IKZHB), me qëllim organizimin dhe forcimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore.
2MISIONI I DEPARTAMENTIT
DSHETP synon të përgatisë profesionistë në gjendje për të analizuar procese të rëndësishme në nivel individual e kolektiv në fushën e edukimit, por dhe profesionistë të formimit dhe kualifikimit profesional, si dhe mbështet të nxënit gjatë gjithë jetës.Objektiva të mirëpërcaktuar, akademikë dhe shkencorë të Departamentit, plane mësimore e programe lëndore të konceptuara, bazuar në përvoja të suksesshme, perëndimore, synojnë krijimin e një profili të qartë dhe të dallueshëm në përshtatje me kushtet dhe zhvillimet e vendit, por dhe konform kritereve dhe formateve zyrtare të kërkuara nga MASR.
3OFROHEN PROGRAME, KURSE, DIPLOMA E CERTIFIKATA
DSHETP ofron program studimi në Ciklin e Dytë Master në Edukim me profil “Mësimdhënie dhe të Nxënit” me 120 kredite në dy vite akademike; zbaton dhe mbikqyr zhvillimin e programeve dyvjeçare, profesionale të departamenteve të Universitetit, ofron kurse kualifikimi të vazhduar për “Mësues ndihmës” me 30 kredite, mbrojtje të gjuhës angleze në bashkëpunim me Qendrën “Pearson”, por dhe module dhe programe trajnimi, të cilat vlejnë për zhvillimin profesional dhe të vijueshëm të mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore, parauniversitare.
4KËRKIMI APLIKUAR DHE INOVACIONI
Departamenti synon që kërkimi i aplikuar dhe ndërveprimi e formimi on-line në fushën e edukimit të ndërthuren vazhdimisht, duke aplikuar dijet e prodhuara në komunitet e shkolla të vendit dhe që risitë në drejtim të trajnimit profesional të jenë karakteristika dalluese të punës shkencore dhe inovative. Ai promovon kërkime dhe studime krahasuese, shumëdisiplinore, të lidhura me shkenca të tjera që mbulohen nga departamentet homologe, por angazhon edhe promovime në drejtim të formimit të vazhduar të specialistëve të edukimit dhe atyre të arsimit profesional, duke përfshirë edhe studentët.
5KARIERA
Të diplomuarit në Programin e Studimit Master “Mësimdhënie dhe të nxënët” punësohen si mësues të të gjithë profileve në kopshte, në shkolla të arsimit bazë dhe të mesëm, por dhe në institucionet e qeverisjes lokale dhe qendrore të arsimit. Diplomat e programeve dyvjeçare të formimit profesional dhe certifikata e programit “Mësues ndihmës”, u japin të drejtë që të punësohen si mësues ndihmës në institucionet e arsimit parauniversitar, ndërsa profesionet e certifikuara mundësojnë punësim në tregun e punës.