NIVELET

Korniza evropiane e kualifikimeve”, në vijim (KEK), është një kornizë, që përmban 8 nivele, të miratuara nga Parlamenti Evropian, për të ndihmuar vendet dhe sektorët të krahasojnë kualifikimet, të përmirësojnë njohjen e ndërsjellë dhe të nxisin lëvizjen gjeografike e të tregut të punës, si dhe të nxënit gjatë të gjithë jetës.
Lexo më shumë

Korniza ndërkombëtare e kualifikimeve, ISCED” janë Standardet Ndërkombëtare për Klasifikimin e Arsimit (SNKA), i publikuar nga UNESCO
Lexo më shumë

Korniza shqiptare e kualifikimeve, Niveli 5 i kornizës shqiptare të kualifikimeve lidhet me njohuri gjithëpërfshirëse të specializuara faktike dhe teorike brenda një fushe pune apo studimi deri në një nivel të caktuar.

Në sa vijon, përmbledhje e skemës së Niveli 5 për Arsimin  Profesional lidhet me:

  • Arsimin Profesional
    Programe studimi deri në dy vjet pas arsimit të mesëm; kualifikime për menaxherë të rinj dhe për teknikë të lartë deri në dy vjet pas arsimit të mesëm (Diplomë Profesionale).
  • Formimin Profesional
    Kurse për menaxherë, specialistë dhe teknikë të lartë sipas niveleve të “Arsimit Profesional” (Certifikatë Profesionale).

Lexo më shumë