Studentët e vitit të parë të programit të studimit me karakter profesional në ”Teknik për pajisje
elektronike dhe TIK”, më datën 01.02.2023, kanë zhvilluar trajnim ekstrakurrikular, i realizuar
nga drejtuesi i ICT Center PHD. (C) Sokol Shurdhi.
Studentët diskutuan rreth arkitekturës kompjuterike, rregullat për asemblimin e një kompjuteri
personal si dhe karakteristikat kryesore te një PC.
Provuan të ndërtonin një PC nga e para duke marrë të gjitha pjesët kompjuterit me rradhë.
Arkitektura e një kompjuteri përcakton kushtet e punës, komunikimet e informacionit,
ndërlidhjen e nyjeve kryesore logjike të kompjuterit. Këto përfshijnë kujtesën e jashtme dhe
kryesore, njësinë qendrore të përpunimit dhe pajisjet periferike po ashtu u diskutua per
strukturën, mekanizmat e një sistemi kompjuterik, dhe hapat e ndërtimit te një kompjuteri nga
e para.