Programe


PROGRAMET E STUDIMIT ME KARAKTER PROFESIONAL

Programet e studimit me karakter profesional janë një ofertë e përshtatshme e arsimit universitar. Ato ofrojnë diploma dyvjeçare për teknik të lartë dhe mundësojnë marrjen e certifikatave për module profesionale që i takojnë  zanateve  të ndryshme.

Kohëzgjatja e tyre normale është deri në dy vite akademike dhe në përfundim lëshohet “diplomë profesionale” ose certifikatë profesionale në fushën e arsimit të kryer.

Kreditet e grumbulluara gjatë studimeve profesionale mund të transferohen në studimet e ciklit të parë, në përputhje me rregulloren e transferimeve të njësisë bazë që ofron programin e studimeve.

Lexo më shumë

 

 


HOLLËSIRA PËR PROGRAMET ME KARAKTER PROFESIONAL


 

VOLANT-PROFESIONAL-Operator-ne-Mikpritje-dhe-Hotel-Restorant-Katering

OPERATOR NË MIKPRITJE DHE HOTEL, RESTORANT, KATERING

Program Studimi me Karakter Profesional në “Operator në mikpritje dhe hotel, restorant, katering”; Urdhër Ministre Nr. 484, datë 27.07.2018.

UMB ofron Programin e studimeve me karakter profesional për “Operator në mikpritje dhe hotel, restorant, katering”, që synon formimin e menaxherëve të rinj të organizimit të hotelerisë, promovimit, pritjes dhe akomodimit në mjedise moderne, mjeshtrave të restoracionit dhe kateringut si dhe të prodhimeve dhe shërbimeve të kulturuara në kafe dhe bare.

Programi i studimeve me karakter profesional për “Operator në mikpritje dhe hotel, restorant, katering” ka këto objektiva:
a) krijimin dhe përvetësimin e aftësive të shërbimit në komplekset hoteliere për të gjitha llojet e shërbimeve;
b) paisjen me njohuri bashkëkohore të organizimit e plotësimit të kënaqshëm të mjediseve pritëse hoteliere;
c) njohjen me mënyrat e kohës në promovimin e pritjeve dhe shërbimeve të hotelerisë në pushime, veprimtari, ngjarje festive etj. duke inicijuar elementët kryesorë të organizatorëve të guidave turistike.
Lexo më shumë
VOLANT-PROFESIONAL-Teknik-ne-Operacione-Biznesi-Marketing-dhe-Shitje

TEKNIK NË OPERACIONE BIZNESI, MARKETING DHE SHITJE

Program Studimi me Karakter Profesional në “Teknik në operacione biznesi, marketing dhe shitje”; Urdhër Ministre Nr. 568, datë 12.09.2018

UMB ofron Programin e studimeve me karakter profesional për “Teknik në operacione biznesi, marketing dhe shitje”, që synon nxitjen e biznesit të vogël duke e plotësuar atë me njerëz të formuar në operacionet kryesore si dhe në marketimin e produkteve dhe metodat e organizimit të shitjeve dhe politikave të çmimeve me pakicë.

Programi i studimeve me karakter profesional për “Teknik në operacione biznesi, marketing dhe shitje” ka këto objektiva: a) aftësimin e studentëve me njohuri të organizmit të biznesit të vogël, në njohjen e operacioneve praktike të biznesit; b) aftësimin e tyre dhe trajnimin e plotë në ndjekjen e një biznesi nga këndvështrimi organizativ dhe bilanci i vazhdueshëm financiar; c) përgatitje e tregëtuesve të shitjeve me pakicë dhe njohës të trendeve të tregut të vogël.
Lexo më shumë
VOLANT-PROFESIONAL-Teknik-per-Pajisje-Elektronike-dhe-TIK

TEKNIK PËR PAISJE ELEKTRONIKE DHE PËR TIK

Program Studimi me Karakter Profesional 2-vjeçar në “Teknik për paisje elektronike dhe për TIK”; Urdhër Ministre Nr. 490, datë 27.07.2018

UMB ofron Programin e studimeve me karakter profesional për “Teknik për paisje elektronike dhe TIK”, që synon plotësimin e tregut të punës me teknikë riparues e mirëmbajtjës të mjeteve elektronike, si ato shtëpiake ashtu edhe të mjeteve të përdorura në qendra shërbimi e shëndetësore në vend.

Programi i studimeve me karakter profesional për “Teknik për paisje elektronike dhe TIK” ka këto objektiva:
a) paisjen e studentëve me njohuri teknike elektronike për aparate elektronike shtëpiake dhe një pjesë të madhe të aparateve të tila të qendrave të shërbimit e të shëndetit;
b) formimin e tyre me njohuri bazë të elementëve kryesorë e fillestarë të teknologjisë së informacionit dhe aftësi njohje të programeve;
c) paisjen me cilësi organizative të shërbimeve publike qytetare në këtë fushë, së bashku me nxitje innovative dhe sipërmarrje.
Lexo më shumë
VOLANT-PROFESIONAL-Teknik-ne-Prodhime-Digitale-dhe-Software

TEKNIK NË PRODHIME DIGJITALE DHE SOFTWARE

Program Studimi me Karakter Profesional në “Teknik në prodhime digitale dhe software” Urdhër Ministre Nr. 489, datë 27.07.2018

UMB ofron Programin e studimeve me karakter profesional për “Teknik në prodhime digitale dhe “softuer””, që synon mbështetjen e shërbimeve kompjuterike dhe inovacioneve teknike në këtë fushë me formimin e një brezi teknikësh me aftësi prodhuese digitale, programesh të përdorëshme në mjaft fusha të veprimtarive konkrete, me njohuri bazë programimi të drejtimeve kryesore të kohës.

Programi i studimeve me karakter profesional për “Teknik në prodhime digitale dhe “softuer””ka këto objektiva:
a) krijimin e brezit të teknikëve në programime e prodhime programesh sipas kërkesës;
b) formimin me aftësi bazë për mbështetjen e operacioneve të mëdha të programimeve dhe inovacionit teknik digital;
c) nxitjen e inovacioneve fillestare dhe të angazhimit në veprimtari sipërmarrëse inteligjente.
Lexo më shumë
VOLANT-PROFESIONAL-Operator-ne-Industri-Kreative-Art-Zejtari

OPERATOR NË INDUSTRI KREATIVE, ART DHE ZEJTARI

Program Studimi me Karakter Profesional në “Operator në Industri kreative,art dhe zejtari”; Urdhër Ministre Nr. 569, ode 12.09.2018

UMB ofron Programin e studimeve me karakter profesional për “Operator në industri kreative, art e zejtari”, që synon mbështetjen dhe nxitjen e veprimtarive prodhuese zejtare të traditës dhe imagjinatës, mbi bazën e kreativitetit bazuar në natyrën, ndjesitë dhe evente, për të konkretizuar një veprimtari fitmprurëse.

Programi I studimeve me karakter odern nal për “Operator në industri kreative, art e zejtari” ka këto objektiva:
a) të ngjallë në vend aktivitetin prodhues nxitur nga aftësi personale dhe traditat qytetare e familjare;
b) dhënien e një formimi me shumë odern bashkëkohorë në ndihmë të nxitjes së këtyre inisiativave;
c) formimin me shprehi odern teknike për realizim si dhe njohjen me teknikat e kohës të përdorëshme në këto prodhimtari.
Lexo më shumë
VOLANT-PROFESIONAL-Teknik-ne-Mekanike-dhe-Prodhim-te-Automatizuar

TEKNIK NË MEKANIKË DHE PRODHIM TË AUTOMATIZUAR

Program Studimi me Karakter Profesional në “Teknik në mekanikë dhe prodhim të automatizuar”; Urdhër Ministre Nr. 486, datë 27.07.2018.

UMB ofron Programin e studimeve me karakter profesional për “Teknik në mekanikë dhe prodhim të automatizuar”, që synon formimin e teknikëve të produkteve e shërbimeve mekanike të shumëllojëshme si kultivimin e njohurive themelore të automatikës në përdorimn e mjeteve moderne si dhe në aftësimin e kombinimit të përdorimit të tyre me imagjinatë dhe inovacion.

Programi i studimeve me karakter profesional për “Teknik në mekanikë dhe prodhim të automatizuar” ka këto objektiva:
a) krijimin e një brezi teknikës të produkteve mekanike me niohuri të sigurta bashkëkohore;
b) krijimin e mundësive të nxitjes së elementëve inovativë dhe shprehive të racionalizimeve të reja;
c) krijimin e vlerave të shkathësisë së inisiativës sipërmarrëse në prodhim e shitje krijimesh, instrumentash e veglash mekanike.
Lexo më shumë
VOLANT-PROFESIONAL-Teknik-ne-Ndertimtari-per-Ndertim-dhe-Rifinitura

TEKNIK NË NDËRTIMTARI PËR NDËRTIM DHE RIFINITURA

Program Studimi me Karakter Profesional në “Teknik në ndërtimtari për ndërtim dhe rifinitura”; Urdhër Ministre Nr. 483, datë 27.07.2018.

UB ofron Programin e studimeve me karakter profesional për “Teknik në ndërtimtari për ndërtim dhe rifinitura”, që synon shkollimin e specialistëve të organizimit të punëve në ndërtim, njohje dhe zbatim të projekteve dhe shkallës së kohës të teknologjive të ndërtimit, kultivimin e inisiativës së sipërmarrjesve të vogla në ndërtim

Programi i studimeve me karakter profesional për “Teknik në ndërtimtari për ndërtim dhe rifinitura” ka këto objektiva:
a) përgatitjen e teknikëve të ndërtimit, të aftë për të drejtuar projekte ndërtuese zbatimi në krye të njësive të vogla ndërtuesish;
b) aftësimin e studentëve me shprehi organizuese e drejtuese si dhe me raportet kryesore të efektiviteteve teknike dhe ekonomike;
c) formimin e plotë të një bezi teknikësh për zbatimin e ndërtimeve të avancuara të kohës të aftë për të konkuruar në vend dhe rajon.
Lexo më shumë
VOLANT-PROFESIONAL-Teknik-ne-Sistemet-dhe-Teknologjite-e-Nderteses

TEKNIK NË SISTEMET DHE TEKNOLOGJITË E NDËRTESËS

Program Studimi me Karakter Profesional në “Teknik në sistemet dhe teknologjitë e ndërtesës”; Urdhër Ministre Nr. 455, datë 27.07.2018.

UB ofron Programin e studimeve me karakter profesional për “Teknik në sistemet dhe teknologjitë e ndërtesës”, që synon krijimin e specialistëve teknikë të zbatimit të teknologjive moderne të ndërtimit të ndërtesave dhe njohës të sistemeve të organizimit dhe efektivitetit të punës së njësive ndërtuese, nxitjen e inisiativës për sipërmarje në ndërtim dhe realizim e zbatim projektesh.

Programi i studimeve me karakter profesional për “Teknik në sistemet dhe teknologjitë e ndërtesës” ka këto objektiva:
a) përgatitjen e teknikëve të rinj të nevojshëm me njohuri dhe aftësi bashkëkohore teknike në ndërtim;
b) aftësimin e studentëve me mjeshtëritë e kohës në të gjitha llojet e proceseve të punës për ndërtesa;
c) njohjen dhe përshtatjen e studentëve me të gjitha proceset e punës në ndërtim, metodat moderne në ndërtim dhe përdorimin e teknikave dhe metodave të kohës.
Lexo më shumë
VOLANT-PROFESIONAL-Operator-dhe-Keshillues-ne-Perkujdesje-Shendetesore

OPERATOR DHE KËSHILLUES NË PËRKUJDESJE SHËNDETËSORE

Program Studimi me Karakter Profesional në “Operator dhe këshillues në përkujdesje shëndetsore”; Urdhër Ministre Nr. 487, datë 27.07.2018.

UB ofron Programin e studimeve me karakter profesional për “Operator dhe këshillues në përkujdesje shëndetësore”, që synon përgatitjen e studentëve me njohje të proceseve kryesore e të përditëshme të ruajtjes e mbrojtjes së shëndetit, kujdesit të përhershëm të higjenës trupore e ushqimore në të gjitha nivelet e moshave si dhe aftësimin me njohuritë bazë të përkujdesjeve ndaj shëndetit të njerëzve.

Programi i studimeve me karakter profesional për “Operator dhe këshillues në përkujdesje shëndetësore” ka këto objektiva:
a) formimin e brezit të ndërmjetën të nevojshëm të operatorëve në ndihmë të ruajtjes dhe forcimit të shëndetit të njerëzve për të gjitha moshat;
b) aftësimin e studentëve me njohuri bazë themelore mbi shëndetin e moshave të ndryshme dhe aftësitë për shërbime të kërkuara për këtë qëllim;
c) krijimin e mundësive të nxitjes së inisiativave të organizimeve sipërmarrëse për shërbime të tilla të kualifikuara.
Lexo më shumë
VOLANT-PROFESIONAL-Operator-ne-Fitness-Palester-dhe-Organizim-Eventesh-Publike

OPERATOR NË FITNESS, PALESTËR DHE ORGANIZIME EVENTESH PUBLIKE

Program Studimi me Karakter Profesional në “Operator në fitness, palestër dhe organizime eventesh publike”; Urdhër Ministre Nr. 488, datë 27.07.2018.

UB ofron Programin e studimeve me karakter profesional për “Operator në fitnes, palestër dhe organizime eventesh publike”, që synon formimin e një kontigjenti specialistësh praktikë të nevojshëm të fitness-it dhe të asistentëve të praktikave e trajnimeve personale në palestra si dhe me njohuri themelore në organizimin e eventeve kalitëse e sportive publike.

Programi i studimeve me karakter profesional për “Operator në fitness, palestër dhe organizime eventesh publike” ka këto objektiva:
a) dhënien mundësi publikut të gjerë të angazhojë specialistëve mbështetës në plotësimin e nevojave për fitness trupor dhe përkujdesje e ndihmë në veprimtari ushtrimore në palestra;
b) plotësimin e strukturës organizuese për evente të ndjekuar publike sportive e argëtuese me njohës dhe organizatorë;
c) nxitjen e inisiativës private në këtë fushë për shërbime të specializuara fitness-i dhe ushtrimore, sipas kërkesave.
Lexo më shumë