Në vijim të aktiviteteve të shumta të zhvilluara nga “Departamenti i Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike”, më datë 30 maj në mjediset e SHLUJ Universiteti Marin Barleti u zhvillua një leksion i hapur me temë “Politikat e Punësimit dhe Formimi Profesional”, i cili u mbajt nga Dr. Donila PIPA.
Në këtë leksion u diskutua mbi politikat aktive dhe pasive të tregut të punës, praktikat profesionale si dhe për mënyra e kërkimit dhe ndërtimit të profilit të karrierës të të rinjve të diplomuar në përballjen e tyre me kërkesat dhe situatat e tregut të punës.