Sot studentët e programit të studimit profesioanl 2-vjeçar për “Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetsore” filluan praktikën profesionale në mjediset e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, institucion me të cilin Universiteti “Marin Barleti” ka marrëveshje bashkëpunimi.
Studentët lehtësohen nga pedagogu i praktikës Perli Rusi dhe nga koordinatori i programit pedagogu Dorian Meta.
Formimi i aftësive praktike është thelbi i programeve profesionale dhe të ushtruarit praktikisht i studentëve mbetet përparësi në zbatimin e programeve tona profesionale.