Kryqi i Kuq sëbashku me palën partnere Organizata e Transfuzionit të Gjakut, organizoi sot, pranë ambjenteve të Universitetit Marin Barleti, në kampusin 1, veprimtarinë për dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë.
Jemi në vitin e 12-të që Universiteti Marin Barleti bashkëpunon me Kryqin e Kuq dhe partnerët aleatë të tij, për realizimin e nismave dhe veprimtarive të tilla humane e vullnetare.