Në laboratorin kompjuterik të Kampusit nr.1, të SHLUJ “Universitetit Marin Barleti” ditën e mërkurë, dt. 8.1. 2020, u zhvillua praktika mësimore me studentët e programit profesional “Teknik në Pajisje Elektronike dhe TIK”.
Kjo praktikë mësimore lidhet me; integrimin e qarqeve elektronike, komponentët dhe lidhja e tyre, zbatimi i termave teorike në atë praktikë të programit etj.
Studentët e Vitit të parë, u njohën më nga afër me pjesët përbërëse të qarqeve, si ti zbatojnë ato në praktikë ,si funksionojnë këto komponentë kur janë të lidhura, apo si mund të kryhet simulimi ,testimi me aparatët përkatës.